Qetësohen te Milani, mbërrijnë 100 milionë euro të tjera nga Azia

Shitja e Milanit drejt kompanisë kineze do të vijojë normalisht. Kjo tashmë është zyrtare, pasi pala kineze ka derdhur në llogarinë e kompanisë FININVEST një tjetër shumë prej 100 milionë eurosh për të vazhduar procesin e transferimit të aksioneve në pronësinë e tyre. Grupi “Sino Europe” ka derdhur sot rreth drekës këtë shumë të dytë dhe konfirmimi erdhi nga të dy palët, të cilat kanë caktuar mbylljen e transferimit të aksioneve më datë 3 mars 2017.
Me këtë pagesë, shkon në 200 milionë euro shuma që kompania kineze i ka paguar kompanisë së Berluskonit, për të blerë 99,93% të aksioneve të Milanit. Brenda datës 3 mars 2017, do të paguhen edhe 320 milionë euro të tjera për të mbyllur gjithçka dhe për të konfirmuar “Sino Europe” në krye të klubit italian.

Artikulli paraprakLewa tek Bayern deri më 2021
Artikulli tjetërPSG këmbëngul për Mauro Icardin