Tentoi të vetëdigjet me benzinë, dërgohet me urgjencë në spital 63-vjeçari

Një 63-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakReduktoni përdorimin e rrjeteve sociale, shpëtoni nga depresioni
Artikulli tjetërVOA: Shqipëri, mashtrimi me kredidhënien, sekuestrohen 10 mln në llogari bankare