Kthupi: Komisioni antikorrupsion i mazhorancës, rast propagande i mirëfilltë

Juristi, Rezart Kthupi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se komisioni antikorrupsion i PS-së është një propagandë e mirëfilltë.

Kthupi: Ky është një rast propaganda i mirëfilltë.

Qeveria është ana ekzekutive e forcës politike që sot drejton vendin, kur themi drejton vendin ka edhe shumicën parlamentare.

Kjo mazhorancë parlamentare sot është një mazhorancë që ka kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin.

Dhe ka në përbërje të kabinetit të saj në ministri që është ministria për luftën kundër korrupsionit.

Kemi një ministri ne e cila prezupozohet të luftojë korrupsionin. Korrupsioni jonë është në nivele të tilla, që qeveria detyrohet të krijojë një ministry që të koordinojë luftën kundër korrupsionit.

Artikulli paraprakPabarazi gjinore në këshillat bashkiake, gratë flasin pak dhe shpesh u kërkohet nga kryetarët që ta mbyllin gojën
Artikulli tjetërLufton një prej sëmundjeve më të zakonshme, ja pse duhet të konsumoni mjaltin e hikrrës