Bie vlerësimi për ekonominë e vendit dhe atë familjare, qytetarët më pak optimistë

Në një seri prej 6 pyetjesh standarde, të përdorura nga Barometri – Euronews Albania çdo muaj, lidhur me perceptimin e qytetarëve për situatën e përgjithshme në vend, ekonominë dhe pritshmëritë e tyre në të ardhmen, rezulton se:

Të gjithë treguesit e vlerësimit negativ ekonomik kanë rritje në 6 muajt e fundit.

Raiffeisen Bank
Të pyetur për situatën e përgjithshme ekonomike në vend, ata që e vlerësojnë atë keq dhe shumë keq janë rritur nga (39,2 %) në Dhjetor 2023 –në (43.8 %) në Mars të 2024 dhe (47.6 %) në Maj të 2024.

Një rritje të vlerësimit negativ ka edhe në lidhje me gjendjen ekonomike të familjeve të të pyeturve edhe pse në vlera më të ulta, Dhjetor 2023- (27 %), Mars 2024 –(28,9%), Maj 2024 – (29.4 %).

Të pyetur për të ardhmen, ka një rënie të optimizimit për ekonominë e vendit që vërtetohet nga përgjigjet e qytetarëve krahasuar në kohë.

Në Dhjetor 2023 – (45.2%) e qytetarëve mendonin se situata ekonomike e vendit do të përmirësohet, në Mars të 2024 kjo shifër ishte (41.1 %) dhe në matjet e fundit në Maj 2024 është (36.8 %) e qytetarëve.

E njëjta prirje shihet edhe në pritshmëritë lidhur me gjendjen ekonomike të familjes, në Dhjetor 2023- (42.4 %) e qytetarëve deklaronin se do të përmirësohet, në Mars të 2024 – (39.7%) e tyre konstatonin të njëjtën pritshmëri, sot në matjet e fundit këtë pritshmëri e kanë vetëm (36.5 %) e qytetarëve.

Artikulli paraprak“Të zezën për Enverin e kishin fshehur në zemër dhe nuk e shfaqnin, sepse e dinin se ç’i priste”- Kujtimet e fisit Cara: Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat dhe…
Artikulli tjetërFestë me autobus të hapur në rrugët e Bergamos, Gjimshiti shijon ditët e fundit pushim para Kombëtares