Kryetari i PD zyrtare, Lulzim Basha ka ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke prezantuar edhe programin politik, që sipas tij do ti japë zgjidhje halleve të shqiptarëve.
Basha përsëriti qëndrimin e Partisë Demokratike, për të mbështetur drejtësinë e re që të cojë prapa hekurave zyrtaret e korruptuar.
“Organove të drejtësisë i riokonfirmojmë mbështetjen e pakursyer për të çuar prapa hekurave zyrtarët e korruptuar. Denoncimet nuk do të shterojnë. Shqiptarët presin zgjidhje dhe ne jemi këtu për të shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve”, tha Basha.
Basha: Jo vetëm për të ndarë me njëri tjetrin analizën e hollësishme të halleve dhe shqetësimeve të bëra kapicë në këtë vend. Sic e dini ju këto hallë janë shkruar në lëkurë të shqiptarëve, janë shkruar në bilancet e familjeve shqiptare. Këto halle dhe probleme nuk kanë ardhur vetvetiu. Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu.
Vendi keq qeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e e kapur në flagrancë nga shqiptarët, partneret dhe drejtësia.
Organove të drejtësisë i riokonfirmojmë mbështetjen e pakursyer për të çuar prapa hekurave zyrtarët e korruptuar.
Denoncimet nuk do të shterojnë. Shqiptarët presin zgjidhje dhe ne jemi këtu për të shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve.
Një Shqipëri e plakur nga emigracioni, familje shqiptare që lëngojnë, rini e pasigurt, papunësi kronike, këto janë produkte të shportës së Edi Ramës.
PD si e vetmja forcë politike vjen sot me një përfaqësim të plotë të ekipit mqë të mirë të eksperteve, të cilët në bashkëpunim me ekspertët e aleatëve tanë strategjikë, nga SHBA në Gjermani ju paraqesim sot shqiptarëve programin e PD “Shqipëria meriton më shumë”.
Sot nisim një udhëtim disa mujor.