“Bashkitë janë kthyer në moçale korrupsioni”/ Roland Bejko: Me PD Bashkitë do jenë një hapësirë jete për gjithë qytetarët!

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Gjatë fjalës së tij Roland Bejko, nënkryetar i PD, ka prezantuar programin e kësaj force politike për vetëqeverisjen vendore dhe zhvillmin rajonal.

Kur qytetarët shqiptarë shikojnë se bashkitë janë kthyer në moçale korrupsioni të tipit Veliaj me kompani drejtorësh në formatin 5D, dhe megaskandalesh inceneratorësh, pastrim parash për ndërtim kullash e resortesh, shtrojnë pyetjen,-More, a ka sot Shqipëria realisht vetqeverisje vendore, apo jo? Përgjigjia është, -Në letër PO, de fakto JO!
Po pse ka ndodhur kjo?
Sepse Edi Rama, për të kontrolluar qeverisjen vendore i sakrifikoi asaj demokracinë lokale, decentralizimin edhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve,ndaj Partia Demokratike zotohet se gjatë qeverisjes së saj, shqiptarët do ta fitojnë demokracinë vendore të degraduar. Për këtë arsye;

• Do të ndërmarrim një reformë të plotë administrative duke forcuar këshillat bashkiakë. Kryetarët e qendrave administrative do të zgjidhen me votë të drejtpërdrejtë dhe jo me emërim si deri më tani. Çdo njësi administrative do të përfaqësohet me të zgjedhurin e vet në Këshillin e Bashkisë.
• Shërbimet do të jenë sa më pranë qytetarit duke bërë të mundur funksionimin e zyrës One Stop Shop në çdo njësi administrative, edhe në ato më periferiket.
• Do rrisim dhe fuqizojmë rolin e qytetarëve në kërkesë llogarie ndaj të zgjedhurve vendorë .
• Buxheti i bashkive do të jetë jo më pak se 3% e PBB-së, duke e rritur atë çdo vit me 0.5% të PBB-së.

Thellimi i decentralizimit politik, institucional, dhe financiar për një vetqeverisje efikase.
• Krijimi i Rajoneve. Në funksion të luftës kundër korrupsionit, luftës kundër shpopullimit të vendit, zhvillimit të një ekonomie të qëndrueshme, dhe me qëllim përafrimin e modelit të ndarjes administrative sipas kritereve të BE për organizimin territorial të vendit, PD angazhohet ta ndajë atë në Katër Rajone, plus Tirana metropolitane, me kompetenca administrative.
• PD do të krijojë Bankën Shqiptare të Zhvillimint Rajonal kryesisht me kapitale emigrantësh dhe të diasporës sipërmarrëse, me mbrojtje shtetërore.
• Gjatë qeverisjes së PD, do t’u jepet fund praktikave preferenciale politike në shpërndarjen e fondeve për pushtetin vendor.
Ndaj,
o do të vendoset një tavan për numrin e punonjësve dhe administratës vendore sipas mesatares që kanë vendet e bashkimit evropian; punonjës për numër banorësh, duke bërë të mundur kështu që buxhetet e bashkive të mos ndahen 65% për shpenzime operative të tyre, dhe 35% për investime, por, të jetë e kundërta.

• Partia Demokratike angazhohet se gjithë ndërmarrjet dhe institucionet që u kanë kaluar bashkive, do të decentralizohen plotësisht duke u kaluar me kompetenca të plota bashkive përkatëse.
• Me qëllim për të gjallëruar jetën urbane të bashkive si dhe për të ndihmuar politikat e stopimit të shpopullimit të qyteteve, qeveria e PD do zhvendosë një pjesë të institucioneve publike qëndrore nga Tirana drejt periferive.
• Partia Demokratike do të mbështesë me prime të larta shtetërore, pra me shumfishim të pagës të gjithë punonjësit dhe funksionarët që do shkojnë të punojnë në zonat e thella rurale.
Promovimi i lirisë ekonomike dhe menaxhimi efikas i territorit dhe pasurive lokale. Stop shpopullimit të periferive të vendit.
Zonat e lira ekonomike.
• Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj do të krijojë zona të lira ekonomike në bashki si hapësira zhillimi të një ekonomie të ndershme, me afat 10 vjeçar për diasporën dhe emigrantët. Ndërsa, për ata që do të investojnë në zonat e braktisura rurale, këtë të drejtë, do ta gëzojnë për 15 vjet.
• Qeveria e Partisë Demokratike do inkurajojë me politikat e saj, zhvillimin e projekteve të përbashkëta lokale midis bashkive fqinje brenda vendit, por edhe me ato jashtë vendit, në kuadër të projekteve cross-border të Bashkimit Evropian për zhvillimin e fermave të gjelbra energjitike,turizmit, blektorisë, menaxhimit të ujrave, burimeve natyrore të përbashkëta, shkëmbimeve kulturore dhe tregëtare midis fqinjëve duke rritur ekonominë familjare dhe mirëqënien e banorëve të tyre.
Për Partinë Demokratike koncepti ynë nesër në qeverisje do të jetë:
• Bashki të forta, demokratike, dhe efikase!
• Bashkitë, do jenë një hapësirë jete për gjithë qytetarët!

Artikulli paraprakFlutura Açka: Varfëria rritet përditë dhe të gjitha problemet kanë një emër: Edi Ramën dhe qeverisjen dështuar
Artikulli tjetërPër PD-në, bujqësia deklarohet misioni i parë, pa bujqësi nuk ka zhvillim