Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Edvin Kulluri:
Partia Demokratike i konsideron marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si thelbësore. Konsolidimi i mëtejshëm dhe zgjerimi në të gjitha fushat i marrëdhënieve të ngushta me aleatin më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vijojë të përbëjë një përparësi kryesore të politikës sonë të jashtme. Është shumë e rëndësishme që këto marrëdhënie të konsoliduara në dimensionin politik dhe të sigurisë, të pasurohen më tej dhe në fushën ekonomike me investime strategjike Amerikane. Partia Demokratike angazhohet te thelloje bashkepunimi me SHBA ne fuqizimin e Rregullit te Ligjit, luftes kunder korrupsionit dhe forcimit te institucioneve.