Qeveria ndërpreu dritat në Kuvendin programor të PD, Flutura Açka ironizon Edi Ramën: O qyq, kur të dalësh pa punë, do t’u heqësh nga marazi siguresat fqinjëve në Surrel

Një akt i paprecedent ka ndodhur ditën e sotme, ku, ndërsa Partia Demokratike dhe Lulzim Basha mbanin Kuvendin Programor për paraqitjen e alternativës së kësaj force politike për zgjedhjet e radhës, në sallën e Parkut Olimpik u fikën dritat.

Kaq ka bërë që demokratët e mbledhur në sallë të shpërthejnë në brohëritje kundër Edi Ramës dhe qeverisë socialiste, duke qenë se, sipas tyre, dritat u hoqën më mënyrë të qëllimshme dhe nuk kishte ndodhur më parë një gjë e tillë.

Deputetja e PD, Flutura Açka, për këtë akt të paprecedent ka fajësuar drejtpërdrejt Edi Ramën, madje duke e ironizuar dhe duke i thënë se kur të dalë pa punë do t’u heqë nga marazi siguresat fqinjve në Surrel.

“Do të të mbetet huq, o qyq, dhe kur të dalësh pa punë, do t’ia heqësh nga marazi siguresat fqinjëve bashkëfshatarë kur të kenë dasma në Surrel.” – shkruan, veç të tjerash, Açka.

Më poshtë postimi i plotë:

Qeveria ia pret dritat sallës së Parkut Olimpik gjatë kohës kür Partia Demokratike paraqiste programin.

Pse ua heq dritat në festë të tjerëve, kryeministër, se ti ke për detyrë të krijosh kushtet partive në demokraci.

E ke bërë edhe herë të tjera me ne. Do të të mbetet huq, o qyq, dhe kur të dalësh pa punë, do t’ia heqësh nga marazi siguresat fqinjëve bashkëfshatarë kur të kenë dasma në Surrel.

Çfarë halli ke? Të gjitha i ke, prapë të fame me inat s’ke!

Artikulli paraprakSot në Shqipëri gratë jane të braktisura, shkatar është Edi Rama/ Bakiu: Me programin e PD gruaja shqiptare do të rimarrë rolin që i takon në shoqëri dhe fuqizimi ekonomik
Artikulli tjetër“Qeveria e dështuar e Edi Ramës e do vendin pa rini”/Andia Ulliri: PD do krijojë Fondin me Prioritet për Punësimin e të rinjve në sektorin e teknologjisë si prioritet ekonomik të vendit