Bie nga lartësia, plagoset rëndë punëtori në Sarandë

Një 62 -vjeçar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një kantier ndërtimi. Servet Ziflaj, 62 vjeç është nisur para pak minutash me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi në kantierin ku punonte.

Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma. Për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Artikulli paraprakRuajtja e trashëgimisë shpirërore-kulturore është mision i rëndësishëm i PDSH-së!
Artikulli tjetër“Shqipëria meriton më shumë”/ Basha shpërndanë videon me propozimet e PD për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen