Nesër nisin provimet e Maturës, rreth 28 mijë maturantë do i nënshtrohen testit të parë

Ditën e nesërme, e hënë, 3 Qershor, do të mbahet provimi i parë për këtë vit i Maturës Shtetërore, ku rreth 28 mijë maturantë do t’’i nënshtrohen testit të gjuhës së huaj.

Provimi do të zhvillohet në 144 qendra në të gjithë vendin. Mësohet se do të jenë rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë pjesë e monitorimit dhe administrimit të provimeve.

Për të siguruar një proces bazuar në rregulloren e maturës shtetërore do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta.

Pas gjuhës se huaj, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në datën 10 qershor, ndërsa më 18 qershor është provimi i Matematikës.

Artikulli paraprak“Integrimi në BE kërkon dialog”- Përplasjet me Greqinë/ Kryetari i Kuvendit të RMV, Afrim Gashi: Do të përdorim emrin e përcaktuar në Kushtetutë
Artikulli tjetërArsyet pse duhet t’i shpallim luftë frontale korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?