“Paratë e korrupsionit do t’ua japin qytetarëve”, Pampuri: Si e realizojmë programin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri tha në një intervistë për Euronews Albania se programi i prezantuar nga PD është plotësisht i realizueshëm pasi ka kaluar një kohë të gjatë konsultimesh me ekspertë të të gjitha fushave.

Sipas saj, nëse paratë që sot paguhen për koncesione apo PPP korruptive do të mirëmenaxhoheshin, do të shkoni për të plotësuar nevojat e qytetarëve.

“Është një program i realizueshëm pasi ka kaluar në një kohe të gjatë konsultimesh me ekspertë të të gjitha fushave përpara se të prezantohej. Është një program për të plotësuar nevojat e shqiptarëve, duke nisur që nga taksat, programi social, ekonomik. Çdo pikë ishte aq e prekshme sa ka nxitur optimizmin që kjo Shqipëri me të gjitha ato pika mund të bëhet më e mirë. Shqipëria po shkon drejt shpopullimit dhe për të nxitur çiftet e reja, 30 mijë çifteve do ju subvencionohet kredia plotësisht, ju mundësojmë shqiptarëve që mos të kemi këtë numër të ulët të lindshmërisë. 20 mijë euro për fëmijën e tretë është një mundësi për t’i mbështetur. Sot po përballemi me një keqmenaxhim të fondeve, 53 mln euro shkojnë për koncesione dhe PPP që nuk japin asnjë rezultat, të gjitha këto para nëse do mirëmenaxhoheshin do shkonin në shërbim të nevojave të qytetarëve”, tha Pampuri.

Artikulli paraprak“Kushdo që konsiderohet nga Pekini si kritik i regjimit, ta mendojë dy herë përpara se të udhëtojë në Serbi”- Analiza e REL: Marrëveshjet e Beogradit me Kinën dhe ndikimi i tyre
Artikulli tjetër“Shqipëria meriton më shumë”/ Basha shpërndan video nga programi për turizmin dhe planifikimin urban: Heqim pagesën në Rrugën e Kombit