“Programi i PD-së, i hartuar nga profesionistë, është me këmbë në tokë”/ Karabina: Edi Rama përgjegjësi kryesor për qeverisjen e korruptuar

E ftuar në Ora News, zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, tha se programi i shpalosur nga kjo forcë politike është hartuar nga profesionistë të fushës, është me këmbë në tokë dhe është i realizueshëm për qytetarët për ta nxjerr vendin nga keqqeverisja.

“Programi i Partisë Demokratike është një program i hartuar nga profesionistë të fushës, me këmbë në tokë, i bëshëm për qytetarët dhe do të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka futur kjo keqqeverisje. Ai është hartuar duke pasur parasysh gjendjen në të cilën është ekonomia e vendit, korrusioni i lartë dhe emigracioni masiv. Një program i hartuar për t’i dhënë zgjidhje situatës së rëndë në të cilën e ka futur vendin  keqqeverisje.” – u shpreh Karabina.

Gjatë intervistës së saj, zëdhënësja demokrate u ndal edhe te retorika e Edi Ramës, i cili shprehet se përgjegjësia është individuale.

Sipas Karabinës, Edi Rama është përgjegjësi kryesor për qeverisjen e korruptuar.

“Përgjegjësia nuk është individuale, Kryeministri bën retorikë politike me arrogancën që ia jep pushteti dhe lidhja me oligarkinë ekonomike, financiare e mediatike . Ai vetë është përgjegjësi numër një që qeveria e tij po shkon në burg. Dhe kjo është tallje me qytetartë shqiptarë  ndërkohë që duhet të japë llogari që pse jemi në këtë gjendje, pse në qeverisjen e tij janë larguar 600 mijë shqiptarë, pse kemi këtë gjendje të rëndë në ekonomi, bujqësi, shëndetësi e pensione etj. Dhe përgjegjësia është kolektive, është përgjegjësi e kësaj qeverie që ka marrë përsipër të qeverisë vendin.” – vijoi ajo.

 

Artikulli paraprakÇollaku publikon foton e makinës së pëmbysur në rrugën e Arbrit: Ky aks mbetet rrezik për banorët e Dibrës
Artikulli tjetërPse krimi dhe korrupsioni janë dy kërcënime serioze për sigurinë kombëtare?