Programi elektoral i PD-së/ Agalliu: Do e bëjmë 9% tatimin mbi fitimin, zero taksë për biznesin e vogël! Ja si zgjidhet prona

Me 1 Qershor Partia Demokratike shpalosi programin e saj elektoral, gati një vit para zgjedhjeve, duke iu servirur shqiptarëve vizionin e saj për qeverisjen në sektorë të ndryshëm të vendit, nëse fiton zgjedhjet qëndrore të 2025.

I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn, ishte i ftuar deputeti demokrat Arbër Agalliu, i cili foli për synimin e programit dhe rezultatet e pritshme.

Agalliu theksoi se një ndër piketat e këtij programi elektoral janë taksat e ulëta në vend dhe ulja e informalitetit.

“Programi i PD-së synon t’i japi secilit atij që i takon. Shtresës së mesme u merren 35-40 milion euro, profesionistëve të lirë. Filozofia e këtij programi ka qenë për taksa të ulëta, ta çojmë në 9% tatimin mbi fitimin. Nëse sot një mësues ka një pagë nga 15-23% të taksës që i mban buxheti. Efektin më të mirë në ekonomi e kanë taksat e ulëta. Paratë menaxhohen më mirë nga tregu. Ul informalitetin. Kemi të vlerësuar që ekonomia informale shkon në 40%. Ne i barazojmë dhe vlera reale që paguhet në buxhetin varet nga të ardhurat që merr. Një reformë shumë e rëndësishëm është bashkimi i doganave me tatimet. 40% e bizneseve pohojnë se u kërkohet ryshfet. Me bashkimin rritet dhe lufta ndaj korrupsionit”,-tha ai.

“Qëndrim tjetër është zero taksë për biznesin e vogël. Sot bizneset e vogla taksat më të mëdhaja i kanë nga pushteti lokal”,-nënvizoi Agalliu

Ndër të tjera Agalliu tha se PD ka zgjidhjen edhe për një nga çështjet që ka rënduar supet e të gjitha qeverive shqiptare pas viteve 90′, atë të pronës.

“Ne jemi zotuar që çështjen e pronës ta zgjidhim në këtë lloj forme. E para aty ku prona është e lirë, lihet dhe kthehet në mënyrë të menjëhershme, nuk ka më sorollatje lart e poshtë. E dyta, aty ku prona nuk është e lirë po është zënë, del një faturë me çmimin e e tregut dhe me çmime reference qesharake, sepse ne sot kemi në jugun e Shqipërisë prona dhe sipërfaqe të tëra që vlerësohen me 5 mijë, me 6 mijë apo me 7 mijë lekë të vjetra metri katror. Ne do të njohim çmimin real të tregut dhe do të emetojmë një obligacion, i cili do t’i paguhet pronarit brenda njëzet viteve. Një e njëzeta vitin e parë, e kështu me radhë këste të barabarta gjatë gjithë periudhës. Nëse vlera e pronës është e atillë që rikuperohet që vitin e parë merr paratë me vlerën e tregut”,-tha deputeti i PD-së.

Artikulli paraprakNga heqja e vizave me SHBA dhe integrmi në BE, te krjimi i xhandarmërisë/ Basha publikon propozimet e PD për politikën e jashtme dhe sigurinë
Artikulli tjetërNga heqja e vizave me SHBA, ngritja e xhandarmërisë kombëtare, rikthim i taksës së sheshtë, te zgjidhja e ngërçit të pronave, shndërrimi i KLSH në gjykatë auditi dhe premtimet për pensionistët e fermerët e të rinjtë, zbardhen detaje nga programi elektoral i PD