4 orë rrugë malore për të dhënë mësim, profesori: Si i shpëtova gjarprit 2 metra…

KORCE

Mësuesit Besnik Bedollari, i është dashur që për vite me radhë të sakrifikojë jetën e tij për mësimdhënien. I emëruar në fshatin Mesmal në qarkun e Korçës, ai ka treguar të gjitha vështirësitë që ka kaluar rrugës për të mbërritur në shkollën ku edhe duhet të jepte mësim.
Si kanë qenë ato vite për ju dhe me çfarë ju është dashur të përballeni?
Kanë qenë vite të bukura por edhe të tmerrshme sepse më është dashur të kaloj sfida të njëpasnjëshme dhe ti përjetoj ato në jetën e përditshme që kam kaluar. Nga përballja, me arin, ujkun qenin dhe deri tek përballja që pata më gjë gjarpër dy metra.

 

Gjarpër dy metra ju ndërpreu rrugën?

Dëgjova që e kisha poshtë këmbëve, dhe ndjeva zhurmën e tij e cila më frikësoi jashtë mase por më foli menjëherë instikti i mbijetesës. Ai gjarpër kishte ngjyrën e natyrës ndërsa ishte më i madh se dy metra dhe kishte mustaqe. Duket e habitshme por ai gjarpër kishte dy mustaqe të gjata. E gjuajta me gur për tu mbrojtur por guri mu kthye mbi trupin tim sikur të kisha gjuajtur mbi një pjesë të butë. Ishte e tmerrshme.

Artikulli paraprakKush pritet të fitojë dhe a do të kenë ndikim në politikat e BE-së? Çfarë duhet të dini për zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian
Artikulli tjetërDhunimi i juristit Sokol Mëngjesi, Dhoma e Avokatisë vendos të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore