Ceno Klosi jo më drejtori i Tatimeve pasi SPAK e vuri nën hetim për 4 vepra penale, analisti: Ka kontradikta për largimin e tij! Do ta shohim nëse do të…

Analisti Agim Baçi u shpreh se ka shumë kontradikta për largimin e Ceno Klosit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, pasi SPAK e vuri nën hetim për 4 vepra penale.

 

Në emisionin Open në News 24, Baçi tha se nuk besonte versionin se Klosi do të emërohej si zv.ministër, kjo sepse ai është thirrur në SPAK.

Baçi u shpreh se Ceno Klosi, pas lajmit të dorëheqjes, ka hapur lajmin se do të emërohej zv.ministër, por këtë nuk e cakton ish-Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

SPAK ka deklaruar se ka nisur hetime ndaj Klosit dhe nëse z. Edi Rama do e emëronte në Qeveri, do të ishte një hall i madh.

Ka lajme kontradiktore. I pari është ai që ka hapur z. Klosi që është dorëhequr, se do të shkojë zv.ministër. Nesër është mbledhja e qeverisë dhe ne do të shikojmë nëse do të emërohet ose jo zv.ministër.

Është pak e vështirë të thuash sot nëse e kanë shkarkuar apo është dorëhequr sepse këta që shkojnë në dyert e SPAK, na dalin të dorëhequr”, tha Baçi.

Ai shtoi se se nuk ka ndodhur në asnjë rast që dikush të njoftojë dy apo tre ditë përpara se do të bëhet zv.,ministër.

Gjithashtu gazetari Sokol Bregu tha se nuk mendonte se do të kishte një detyrë tjetër.

“Ceno Klosi po hetohet për 4 akuza, ka një hetim që pohohet edhe nga SPAK. Është një hetim bazuar në dokumentet që opozita ka depozituar në SPAK”, u shpreh Bregu.

Artikulli paraprakAksidentet e pilotëve/ 15 milionë dollarë dëme, ja “shkatërrimtarët” e makinave në F1
Artikulli tjetërJep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës! Blerina Bala qëndroi vetëm pak javë në krye të detyrës