Basha shpërndan momente nga takimi me eskpertët e ekonomisë: Programi i PD nxjerrë Shqipërinë nga kriza, forcon shtresen e mesme

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka ndarë në Facebook momente nga tryeza e sozme me ekspertët e ekonomisë. Basha shkruan se programi i PD do nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe do forcojë shtresën e mesme.

Postimi i plotë:

Ashtu siç kishim premtuar, vijuam sot me diskutimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike në nivel ekspertësh të fushës. Programi ynë nuk është vetëm ambicioz, por ai është premtues dhe e nxjerr Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike në të cilën e ka futur papërgjegjshmëria politike dhe korrupsioni i madh në radhët e qeverisë. Një Shqipëri e jetueshme bëhet vetëm me forcimin e ekonomisë familjare dhe forcimin e shtresës së mesme. Programi ekonomik i PD-së e siguron këtë gjë, sepse ekonomia shqiptare meriton më shumë!

Artikulli paraprak“Ftoj qytetarët të bëhen pjesë e debatit të programit të PD”, Basha: Mjaftojnë paratë e aferës së inceneratorëve dhe vjedhjet me tenderat publik për ta realizuar
Artikulli tjetërMbron nga diabeti dhe redukton rrezikun e sulmit në zemër, katër arsye pse duhet të konsumoni kos çdo ditë