Dy lojtarë shqiptarë jashtë Euro 2024, trajneri i Zvicrës redukton listën

Zvicra vijon përgatitjet në prag të Europianit. Tekniku i helvetëve, Murat Yakin publikoi disa ditë më parë listën provizore prej 38 të grumbulluarve, ndërsa sot numri një i pankinës largoi 4 lojtarë. Bëhet fjalë për 2 futbollistët shqiptarë, Uran Bislimi dhe Albian Hajdari, ndërsa në Euro 2024 s’do jenë as Filip Ugrinic e Kevin Mbabu.

“Ata u përfshinë në mënyrë shembullore në grup, brenda dhe jashtë fushës dhe kontribuan për të siguruar që cilësia dhe intensiteti i dhjetë ditëve të fundit të stërvitjes të ishte shumë i lartë. Në fund të fundit, u dhashë përparësi lojtarëve të tjerë në pozicionet e tyre për arsye taktike dhe strategjike. Filipi ka shumë konkurrencë në mesfushë.

Në anën e djathtë të mbrojtjes, i dhashë përparësi Leonidas Stergiou, i cili e mbylli sezonin e tij bindës në Stuttgart me një kualifikim në Ligën e Kampionëve dhe i cili mund të përdoret në mënyrë fleksibël si në mbrojtjen me tre lojtarë si qendërmbrojtës sesa në sistemet e tjera në anën e djathtë”, shpjegon Yakin. Numri i lojtarëve të lejuar në Europian është 26.

Artikulli paraprakMbron nga diabeti dhe redukton rrezikun e sulmit në zemër, katër arsye pse duhet të konsumoni kos çdo ditë
Artikulli tjetërVOA: Partia katalanase Junts i kërkon Spanjës njohjen e Kosovës