Emrat-Dokumenti/ Nuk ndalet Gaz Bardhi me shërbime, i kërkon Lindita Nikollës heqjen e deputetëve të PD zyrtare nga funksionet në Kuvend!

Grupi Parlamentar i Rithemelimit ka njoftuar Kuvendin me anë të një shkrese lidhur me ndryshimet në Kryesinë e grupit të tyre.

Sipas dokumentit të firmosur nga Gaz Bardhi, nuk ka asnjë referencë për Sali Berishën që të emërohet kryetar grupi siç deklaroi në seancë Edmond Spaho, por kërkon sërish rikthimin e tij në grup.

Por “revolucionistët” e Rithemelimit kanë hequr nga komisionet parlamentare dhe nga organet e tjera në Kuvend deputetët Partisë Demokratike zyrtare.

Gaz Bardhi si kreu i grupit parlamentar i grupimit të Rithemelimit i cili nuk ndalet me shërbimet e tij ndaj Berishës por duke bërë njëkohësisht dhe lojën e Ramës, në emër të grupit të Rithemelimit, ka kërkuar heqjen nga Këshilli i Legjislacionit të Sekretarit të Përgjithshëm dhe deputetit të PD Enkelejd Alibeajt dhe kërkon ta zëvendësojë me Dhurata Çupin.

Edhe kreu i PD, Lulzim Basha, është “hequr” nga Bardhi Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore dhe në vend të tij ka “emëruar” Oerd Bylykbashi

Nga ana tjetër nënkryetarët e grupit të Rithemelimit, do të jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, ndërsa zëdhënëse dhe sekretare Ina Zhupa.

Sakaq, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Zhani Gjergji, Saimir Korreshi dhe Sorina Koti do të jenë anëtarë të Komitetit për Stabilizim Asociimin. Por pavarësisht nga dëshirat e Berishës dhe Bardhit, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla nuk ka guxuar këtë herë që të bëjë lojën e Rithemelimit, pasi tashmë për nderet që i ka bërë deri tani në mënyrë të jashtëligjshme strukturës ilegale të Rithemelimit, ajo është e kallzuar në SPAK për shpërdorim detyre.

Emrat-Dokumenti/ Nuk ndalet Gaz Bardhi me shërbime, i kërkon Lindita

Artikulli paraprak“Pasi Avdyli më tha të ktheheshim në tokën jugosllave, e godita me automatik në kokë dhe…”- Dëshmia e të infiltruarit të Sigurimit, që dorëzoi në kufi njeriun që do vriste Enver Hoxhën në ’74-ën
Artikulli tjetërShtohen të sëmurët kardiakë! Në jug rastet janë shqetësuese sidomos mes moshave të reja