Rithemelimi, i vetmi grup politik në rrethrrotullim ndaj vetvetes dhe ardhjes në pushtet

Nga Ersid Karaj

Ndërkohë që Partia Demokratike u është drejtuar këto kohë qytetarëve me programe të caktuara për t’i vënë në shërbim të qytetarëve dhe për të konkuruar në zgjedhjet e ardhshme, Rithemelimi vazhdon të jetë mes kaosit dhe protestave të paqarta me një grup militantësh duke bërë rrëmujë nëpër Tiranë.

Protesta e tyre vazhdon me skandalin e dosjes “5D”, për të rrëzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deri sot me “Rai 3.”

Të paqartat janë po këto protesta nëpër sheshe, sepse nuk dihet se kujt institucioni i drejtohen për këto skandale nga qeveria, kur SPAK-un (të vetmin organ drejtësie të mbështetur nga populli shiptarë si dhe SHBA-BE), vazhdojnë ta quajnë organizatë kriminale. (Duke i përdorur edhe këto protesta me bluzen e Sali Berishës, me sloganet: Lironi liderin e opozitës.)

Pas marrëveshjeve me Ramën për të bashkuar votat në parlament, për të votuar ligje të ndryshme si me skandalin e Amnistisë, i gjithë ky grupim ra në heshtje disa kohë dhe i përmbushur politikisht.

Kur kuptuan pas marrëveshjes se PS ua kishte dredhur me lirimit e 100 kriminelëve, zyrtarëve e gjyqtarëve të korruptuar e të dënuar nga SPAK, filluan avazin e tyre me protesta “revolucioniste”.

Tani që partitë e tjera politike zhvillojnë takime dhe po shpalosin programet e tyre elektorale për zgjedhjet e 2025, ata vazhdojnë me “revolucionin” e tyre nga e para.

1- Rithemelimi është ende i paqartë se kush do t’i drejtojë drejt fushatës së ardhshme, Berisha i dënuar nga ballkoni apo Argita Berisha Malltezi.

2- Është i paqartë se çfarë synimi kanë për të ardhur në pushtet, dhe ende po mban peng një pjesë të mirë të deputetëve për arrestin shtëpiak të Sali Berishës.

3- Është i paqartë se çfarë kauzash dhe drejtimi Europian do t’u japin qytetarëve të cilët u kanë besuar mandatin e deputetit.

4- Është i paqartë se çfarë ndryshimesh do risjellin për qytetarët pas këtyre skandaleve, për të cilat ndodhen nëpër sheshe dhe podiume.

– Tani, ky grupim ose do vazhdojë të përdoret sa herë t’i duhet Edi Ramës, ose të zgjedhi rrugën e drejtë dhe të ndershme për të frymëzuar vërtet opozitarizëm, dhe jo revolucion të pa cak, sa herë u prishen pazaret me qeverinë./Alfapress.al

Artikulli paraprakTenderi / Shteti del “në shitje”, jep pronat e veta për zhvillim te privati
Artikulli tjetër“Keqqeverisja ka sjellë varfëri dhe largim të rinisë”/ Basha: Programi i PD pikë kthese për ekonminë, taksa e sheshtë frymëmarrje për biznesin