“Investojmë në Start Up”, Hasa për programin e PD: Me 4 kampuse të inovacionit të trajnuar, përgatisim 25 mijë të rinj për tregun e punës me një pagë prej 2 mijë eurosh

Investimet në Star Up për të rinjtë është një nga pikat e programit të PD. Në një intervistë për mediat, Sekretari Ekzekutiv për Burimet Njerëzore dhe Koordinimin Dixhital, Endri Hasa, foli për këtë pjesë të programit ku tha se parashikohet ndërtimi i 4 kampuseve të inovacionit të trajnuar.

Hasa thotë se në bashkëpunim me universitetet, për 4 vite do të trajnohen 25 mijë të rinj në teknologji të avancuar që do të jenë të aftë për tregun e punës dhe do marrin një pagë mesatare prej 2 mijë eurosh.

Fjala e Endri Hasës:

Të investosh në Start Up të reja, të investosh në biznesin e të rinjve deri në 30 vjeç, të investosh në teknologjitë e reja. Ne parashikojmë të ndërtojmë 4 kampuse në Shqipëri të inovacionit të trajnuar, shkolluar, në bashkëpunim me universitetet, do trajnohen 25 mijë të rinj në 4 vite në teknologji të avancuara, dhe që do punojnë në profesionet më të mirëpaguara sot në botë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që ne do të përgatisim një treg për 25 mijë të rinj që kur të jenë në tregun e punës do të marrin një pagë mesatare prej 2 mijë eurosh në muaj. Dhe kur këta individ që shteti investoi për t’i trajnuar, u jep mundësinë që këta të rriten profesionalisht, të jenë të aftë për tregun e punës, të jenë të aftë për tregun global të punës do të sjellin të ardhura në Shqipëri.

Artikulli paraprakNumri i përdoruesve të shërbimeve celulare, në rënie të ndjeshme
Artikulli tjetërEralda Bano me ekspertët e ekonomisë Xhepa dhe Preçi: Dy mendjet më të mira në vend për ekonominë mbështesin programin e PD për uljen e taksave