Eralda Bano me ekspertët e ekonomisë Xhepa dhe Preçi: Dy mendjet më të mira në vend për ekonominë mbështesin programin e PD për uljen e taksave

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Bano, shprehet se qeveria ende nuk e kupton se po dëmton çdo qytetar dhe po zhduk frymën ekonomike të çdo sipërmarrësi apo qytetari. Në një foto të postuar në Facebook me dy ekspertët e ekonomisë Prof. Dr. Selami Xhepa dhe Prof. Dr. Zef Preçi, ajo shkruan se dy nga mendjet më të mira që ne kemi si vend për çështjet ekonomike, mbështesin programin e PD dhe mendojnë se ulja e taksave do ti japë frymëmarrje çdo familje dhe sipërmarrësi.
Për këtë, Bano thotë se Partia Demokratike angazhohet që do të kanalizojë më shumë të ardhura për shtresën e mesme për konsum.

Postimi i plotë:

Si është e mundur që pas 11 vite në pushtet, ende kjo qeveri “jo-mafioze” nuk e kupton se po dëmton çdo qytetar dhe po zhduk frymën ekonomike të çdo sipërmarrësi apo qytetari?
Dy nga mendjet më të mira që ne kemi si vend për çështjet ekonomike, Prof. Dr. Selami Xhepa dhe Prof. Dr. Zef Preçi, mendojnë se ulja e taksave do ti japë frymëmarrje çdo familje dhe sipërmarrësi. Partia Demokratike angazhohet që do të kanalizojë më shumë të ardhura për shtresën e mesme për konsum.
Të punosh për qytetarët do të thotë të vendosësh më shumë të ardhura në dispozicion për bizneset dhe për investimet. Do të thotë të mos mbysësh frymën e qytetarëve me taksa dhe do të thotë ulje e informalitetit si dhe mundësimin e zhvillimit të tregut edhe të gjithë ekonomisë në terësi.

Artikulli paraprak“Investojmë në Start Up”, Hasa për programin e PD: Me 4 kampuse të inovacionit të trajnuar, përgatisim 25 mijë të rinj për tregun e punës me një pagë prej 2 mijë eurosh
Artikulli tjetërSondazhet/ Basha në rritje me ritme të shpejta dhe PD një realitet shumë i rëndësishëm politik, për qeverisjen e 2025!