“Eksporti më i madh i Edi Ramës, janë shqiptarët”/ Basha: Vendi është në një gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike..

Në intervistën për EuroNews, kreu i PD, Lulzim Basha, foli edhe për qeverisjen 13 vjeçare të Ramës ku tha se një nga sukseset që ka është eksporti masiv i shqiptarëve jashtë vendit. Basha tha se nuk mund të jetë një kryeministër i pastër kur një pjesë të qeverisë e ka në burg dhe një pjesë e ka në arrati. Sipas tij, vendi është në një gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike.

Fjala e Bashës:

Në fakt dikush që merr përgjegjësi qeverisëse, nuk gjykohet nëse është i zoti të marrë pushtetin, ta mbaj pushtetin, me hile me dredhira, me patronazhistë, me blerje vote, me makinacione, me korrupsion. Ka arritur të korruptojë shefin e Kundërinteligjencës të Zyrës së FBI-së së New Yorkut. Por çfarë ka bërë për vendin. Dhe nëse shohim se çfarë ka bërë për vendin, suksesi më i madh i Edi Ramës, eksporti më i madh i Edi Ramës, janë shqiptarët. Zbrazja e vendit, largimi i shqiptarëve, mbjellja e pesimizmit, status quo gjithmonë dhe më e rënuar për familjet shqiptare, për prindërit shqiptarë, për sipërmarrjen shqiptare, këto janë të gjitha prodhime të tij. Se është e lehtë të thuash sot që gjysmën e kabinetit e ke në burg, një pjesë e ke në kërkim ndërkombëtar dhe unë jam dorëjashtë. A ka njeri ta besojë që ajo që provohet falë SPAK si qeveria më e korruptuar e 34 viteve, është e tillë me një kryeministër të ndershëm në krye? Pra me një analizë nuk do thoja shumë të thellë, por duke vënë pak trurin në punë, e kupton që jetëgjatësia e tij në pushtet nuk shoqërohet me një rekord të sukseshëm që t’i jepte atij staturën e një shtetari që ka bërë mirë për Shqipërinë. Shqipëria sot është në një gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike, është e përgjysmuar numerikisht krahasuar me kur mori pushtetin, kjo është një arsye pse mbahet prej kaq muajsh censusi sekret. Dhe këto janë rekorde jashtëzakonisht të rënda edhe për një kryeministër prej 3 vitesh dhe jo më për një kryeministër prej 12 vitesh.

Artikulli paraprakBonusi prej 20 mijë eurosh për fëmijën e tretë, Basha: Jam në konflikt interesi. Suvencionojmë kreditë për shtëpi për familjet e reja
Artikulli tjetër“Berisha s‘ka çfarë jep më”, Basha: Koha provoi se duhet të ndiqte këshillat e mia. Sot jemi të përqëndruar te alternativa