Gjendet pa ndjenja në lumin Lana shtetasi 40-vjeçar, humb jetën në spital

Ditën e djeshme është konstatuar në ujërat e lumit Lana, një 40-vjeçari i i cili kishte humbur ndjenjat.

 

Pasi është transportuar në spital, shtetasi me iniciale E.D, ka humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike.

“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Artikulli paraprakVendimi i Apelit për vulën e PD-së, vjen reagimi i Edvin Kullurit: Janë 104 mijë vota demokratësh kundër modelit të Sali Berishës
Artikulli tjetërSamiti “The Western Balkans 2024”- Kurti: Problemin e kemi me Beogradin, jo me serbët e Kosovës