Iljazaj për vendimin e Apelit: A ka të djathtë “antiberishiste”? Nëse ka, do të vijë një parti e re

Vendimi i Apelit për t’i kaluar vulën dhe logon e PD Sali Berishës, duke ia hequr Lulzim Bashës, ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në studion e top Story, me Grida Dumën në Top Channel.

Drejtori i Institutit Liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj u shpreh se tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Lulzim Basha, i cili ka opsionin ose të krijojë një parti të re, ose të njohë si kryetar të PD Sali Berishën dhe t’i bashkohet atij.

“Unë jam që ata të njohin lidershipin e Berishës dhe të bashkohen, ose të krijojnë një parti të re. Mendoj se në të djathtën shqiptare sot, a ka fuqi të vërtetë një e djathtë joberishiste? Apo e djathta është e lidhur përjetësisht me Berishën? Nëse ka dhe ekziston, do të dojë të përfaqësohet dhe do vijë natyrshëm një parti e re. Unë mendoj se nuk është përfaqësuar”,
u shpreh ai.

Artikulli paraprakSHBA-ja bën thirrje për stabilitet dhe pajtim në Ballkan: E ardhmja është në BE
Artikulli tjetërSado të ketë re të zeza, qiellin dhe diellin e shqiptarëve nuk e mbulojnë dot!