Monika Kryemadhi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme.

Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00.

Ajo mbërriti në dyert e Prokurorisë së Posaçme e vetme, e pa shoqëruar nga avokati dhe pritet të japë shpjegime para Burosë Kombëtare të Hetimit.

Kryemadhi, sipas gazetares Klodiana Lala, është thirrur në SPAK në lidhje me hetimet që po kryhen ndaj saj dhe Ilir Metës, në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA dhe hetimin pasuror që po kryehet ndaj tyre e peronave bashkëlidhur me ta.

Ajo është thirrur edhe disa herë të tjera në Prokurorinë e Posaçme, jo vetëm në lidhje me këtë çështje, por edhe për shkak se ka qenë ndër kallëzueset kryesore për aferën e inceneratorëve.

Artikulli paraprakShqipëria ka nevojë për idetë e “PD zyrtare”
Artikulli tjetërBasha: Kushti që unë kam për të bashkëpunuar me këdo tjetër është distancimi i qartë nga Edi Rama dhe nga Ilir Meta