Lulzim Basha në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare në Kuvend, ka folur për ftesën e kushtëzuar për t’u bashkuar me PD-në, pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën t’ia japë Sali Berishës.
Basha u shpreh se për të bashkëpunuar kushti i tij është distancimi i qartë nga vetëm nga Edi Rama, por dhe nga Ilir Meta.
“Distancim me Edi Ramën duhet ta bëjnë ata që bëjnë pazare me Edi Ramën. Kush bën pazare me Edi Ramën është e qartë dhe nga vendimi i djeshëm i gjykatës.
Ndërsa kushti që unë kam për të bashkëpunuar me këdo tjetër është distancimi i qartë jo vetëm nga Edi Rama dhe nga Ilir Meta”, tha Basha.
Ndër të tjera, ai foli dhe për Refromën Zgjedhore ku u tha se opozita ia vuri vetë minat për kalkulime të vogla.
“Kur vjen puna për te reforma zgjedhore nuk e kërkoj për veten time por për qytetarët. Qytetarët meritojnë votën preferenciale. Minat ia vunë vetë. 4 muaj ka dështuar komisioni zgjedhor për kalkulime te vogla të opozitës. Dhe ky është momenti, në veçanti që tani janë çliruar nga ankthi që t’i thërrasin mendjes se ku e kanë çuar kauzën për kalkulime të vogla dhe pazare të vogla me Edi Ramën”, tha Basha.