Mbi dy orë e vetme në SPAK, ja për çfarë u pyet Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Kryemadhi hyri e vetme, pa asnjë avokat dhe pa asnjë dosje voluminoze në godinën e qelqtë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se ajo u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni nga prokurori që ka në dorë një dosje sa i takon pasurisë së çiftit.

Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.

Ndërkohë më 11 prill 2024 SPAK mori në pyetje për gati 5 orë nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, pikërisht në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit për lobimin në SHBA.

Artikulli paraprakIsh-deputeti socialist dhe Vis Martinaj futën “Helenën e Trojës” për ta eleminuar/ Kush është Durim Bami, u shpëtoi disa atentateve të mirëorganizuara
Artikulli tjetër25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Albin Kurti: BE është synimi ynë politik dhe NATO destinacioni ushtarak