Kosova feston 25 vjetorin e çlirimit, Bill Clintoni kujton bombardimet e NATO-s

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton i cili pati rolin kyç në ndërhyrjen e NATO-së për të ndal gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

 

Në një video të publikuar në X, ish-presidenti amerikan ka kujtuar s si SHBA-ja ka udhëhequr bombardimet e NATO-s për të larguar forcat serbe dhe për t’i dhënë fund represionit e spastrimit etnik ndaj shqiptarëve.

“Sot po shpreh falenderime për 25 vjet paqe në Kosovë”, ka shkruar Clinton.

 

Artikulli paraprakFlauti magjik i Sali Berishës!
Artikulli tjetër“Pjesa më e madhe e viktimave ka marrë Opioide”- Rritet numri i vdekjeve nga droga në Europë! Në treg, gjithnjë e më shumë lëndë narkotike të reja