Si iu grabit prona në Shëngjin, ç’ndodhi me oficerin e policisë që hetoi falsifikimet/ Kush ishin personat me mbështetje politike

Me ndryshimin e sistemit, në vitin 1991, Nik Palokaj tregon se të gjithë trashëgimtarët e fisit Palokaj miratuan një prokurë të posaçme, duke ia deleguar njërit prej personave të afërm për të rimarrë pronat e trashëguara nga gjyshi, si ish-pronarë. Por, prokura e posaçme do të prodhonte probleme, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kanë marrë zgjidhje nga institucionet shtetërore.

Faktikisht, me anë të vendimit të gjykatës Lezhë në 22 janar 2004, është çelur dëshmia  e trashëgimisë për të ndjerin Gjon Paloka, ku ishin përcaktuar si trashëgimtar Nikoll Palokaj dhe familjarët e tij.

Fillimisht Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish pronarëve u ka kthyer 50 dynym në maj 2004 në zonën e Malit të Shëngjinit dhe disa muaj më pas, në nëntor 2004, Gjykata e Lezhës ka vendosur ndryshimin e vendimit të mëparshëm, duke u kthyer trashëgimtarëve 101.7 dynym në Malin e Shëngjinit, i quajtur ndryshe Halija e Kepit.

 

Denocuesi Nik Palokaj

 “Problemi im është se djali i xhajës tim Nikoll Gjon Paloka i ka dhënë një prokurë vëllait dhe nipit për të kthyer pronat, që janë një qind a e sa dylym në Malin e Shëngjinit, të cilët i kemi pasur prej 500 vitesh. Qysh se mbahet mënd njerzimi kanë qenë tokat tona. Erdhi puna me u kthy pronat. Unë isha në Itali dhe kisha iku mbas fëmijëve me punuar dhe jua lamë prokurën atyre me zgjidh problemin e tokave.

Këta në momentin që kanë marrë pronën e kanë kthyer edhe në çertifikatë, kanë ikur tek notreja Zana Dema dhe kanë bërë një prokurë fallco, sikur ja ka shitur Nikol Gjon Paloka, kushëriri ia ka shitur Ardian Colit. Ardian Coli është kthyer dhe ja ka shitur Gjergjit dhe Vasilit, atëherë kanë filluar trasaksionet duke shitur tokën.

Unë rastësisht isha duke parë televizorin në Itali, se e kisha me sharp, me satelit dhe kur i shoh në ograjet tona, ishin ken tu pi, cduke folur për tokën time etj… I them cunit, këta janë në ograjet tona, këta janë tu e shit…

Kur bie zilja te shtëpia e më thonë që toka jote po shitet midis 5 personave. Atje me thirrën në mal, dola atje nga sipër dhe iu drejtova personave “Kush jeni ju dhe çfarë kërkoni këtu?

-Ne, tha, e kena ble

-Ku e keni blerë se toka është e të parëve të mi”.

Prokura E Posacme

Në emisionin Vetting në News24, Nik Palokaj rrëfen se mbas kësaj ngjarje mblodhi kushurinjtë e vet, duke u treguar se toka u ishte rikthyer si ish pronarë. Ndërkohë që kishte fituar këtë të drejtë, në terren ai kishte zbuluar njerëz të tjerë të cilit ishin marrë duke blerë apo shitur tokën e trashëguar nga të parët e tyre.

Palokaj tregon se vendosën që për personat përgjegjës, t’i drejtoheshin Prokurorisë dhe Policisë.

Sipas tij, ishte sektori i krimit ekonomik që nisi t’i jepte drejtim situatës. Por çuditërisht, oficeri që u mor me këtë çështje, u hoq nga detyra dhe u transferua në jug, pasi personat që kishin përfituar nga transaksionet, sipas tij ishin me prokurë të falsifikuar dhe kishin mbështetje nga drejtësia dhe politika.

Në tetor 2007, Nik Palokaj është paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë për problemin e pronës, duke u hapur rrugën hetimeve, të cilat sollën arrestimin e 16 personave njëherësh nën dyshimin si persona përgjegjës për kryerjen e transaksioneve me dokumente të falsifikuara, me qëllim për t’i zhvatur pronën pronarëve realë.

Ish drejtues i Kadastrës, sot avokat, Flamur Çollaku, thekson problemet që kanë sjellë falsifikimet në këtë fushë.

Avokati Flamur Çollaku

Cfarë konstatojmë? Konstatojmë që dy persona janë të pandehur për falsifikim prokurash me anë të të cilave kanë realizuar kontrata shitblerjeje. Bëhet fjalë për një pasuri në Malin e Shëngjinit, mos gabohem, prej 101 700 m2 dhe kjo pasuri është përfituar me vendim të Komsionit të Kthimit të Pronave. Është bërë dhe  një gjyq me një vendim gjykate nr. 442 I vitit 2006, për t’u futur si bashkëpronar dhe një ndër bashkëpronarët që është futur është edhe njëri nga të pandehurit, të cilët kanë realizuar 3 prokura, të cilat mbajnë datat… Organi i akuzës ka hetuar në vitin 2008 se prokurat janë të fallsifikuara dhe nuk i kanë cuar personat që përfaqësoheshin. Ndërkohë gjatë këtij hetimi, organi I akuzës ka konstatuar që ka dhe  transaksione edhe mbi pasurinë dhe në këtë vendimin që kemi në dispozicion të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, konstatohet që janë realizuar dy prokura dhe i ka marrë I njëjti person.”

Nga dokumentat e siguruara nga “Vetting” rezulton se noterja Zana Dema kishte lëshuar tre prokura të posaçme, e para e lëshuar në janar 2004 dhe tjetra e lëshuar në fund të po atij viti.

Nëpërmjet këtyre prokurave është bërë dhe regjistrimi fillestar i pronës prej 101 700 m2, ku në janar 2005 i është shitur qytetarit Ardian Colaj, i cili e ka ndarë pronën në dy sipërfaqe në emrin e vet.

Sipas hetimeve rezulton se trashëgimtarët nuk kanë patur dijeni për këtë çështje dhe dy personat, që kanë zotëruar prokurën e posaçme, e konsideruar pas hetimeve si e fallsifikuar, janë dënuar nga Gjykata e Lezhës.

Sipas Flamur Çollakut, prokurori i çështjes duhet të kishte marra disa masa të tjera përsa i përket rastit në fjalë.

Avokati Flamur Çollaku

“Organi i akuzës Lezhë ka hetuar dhe mbasi ka hetuar ka marrë dy persona për mashtrim dhe fallsifikim dokumentave, si edhe bashkëpunimin. Dhe cfarë ka ndodhur?

Ka propozuar dhe i ka kërkuar gjykatës, dënimin e personave për mashtrim dhe për fallsifikimin e dokumentave, por nuk ka kërkuar asgjesimin e dokumentave të fallsifikuara. Tani vepër penale nga organi i akuzës nuk mund të them sepse organi i akuzës, veprimet e veta do ti gjykonte gjykata. Edhe sikur mos ti kërkojë organi i akuzës asgjësimin e dokumentave, edhe për të qenë I qartë për qytetarët, “mjeti i krimit” në këtë rast është dokumenti i fallsifikuar. Mjeti i krimit duhet të asgjesohej! Dhe mjetin e krimit nuk e kanë asgjësuar!

Por edhe kur nuk e kërkon organi i akuzës, këtë pasojë duhet ta rregullojë gjykata!”

Megjithatë me anë të vendimit 442/2006, nga Gjykata e Lezhës janë konstatuar si të pavlefshme veprimet e kryera nga prokurat e fallsifikuara dhe është urdhëruar Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë të bëjë regjistrimin e pasurisë në emër të të gjithë ish pronarëve.

Avokati Adriatik Lapaj

“Çdo veprim juridik që vepron nga një veprim i paligjshëm, është nul. Që do të thotë nëse transaksioni buron me një akt të paligjshëm në themel, nuk mund të ketë vlerë juridike dhe bie automatikisht në raport me origjinën.

Pra, prona qendron aty ku qendron dokumenti i origjinës. Dhe konflikti i pronës në Shqipëri, prej rënies së komunizmit deri sot ka mbi 10 500 viktima.”

Pra, institucionet duhej të kishin reaguar për të shmangur konfliktet midis pronarëve, duke dhënë zgjidhje, të cilat respektojnë të drejtën e pronësisë, e cila garantohet me ligj.

Avokati Flamur Çollaku

“Këto dokumente që kanë dalë të fallsifikuara  nga prokurat dhe të gjitha veprimet juridike që janë të bazuara mbi këto dokumente, faktikisht ato prodhojnë efekte jruidike në mënyrë të kundraligjshme.  Mbi dokumentet e fallsifikuara nuk duhet të ishte kryer asnjë veprim. Nqs organi I akuzës dhe gjykata do të kishin asgjesuar dokumentat e fallsifikuara, nuk do vihej në këtë situatë….”

Sipas ekspertëve të ligjit, pasojat nga veprimet juridike mund të parandalohen duke marrë masa në kohë, për të penguar efektet negative për qytetarin, por edhe për taksapaguesit shqiptarë. Sipas Avokates Margarita Kola, pas konstatimit të paligjshmërisë, duhej të ishin asgjësuar të gjitha produket e përfituara nga vepra penale.

Avokate Margarita Kola

“Ligji penal përcakton që për një çështje penale prokurori ti drejtohet gjykatës  për të dërguar cështjen në gjykatë, për gjykim, pushim etj, pasi të jetë sipas saj,. Por në rastin që është për gjykim sipas saj prokurori duhet t’i kërkonte gjykatës asgjesimin e produkteve të veprës penale dhe gjykata duhej të shprehej për këtë.

Por edhe në rastet që prokurori nuk e kërkon gjykata duhet të shprehet në lidhje me asgjesimin e produkteve të veprës penale. Edhe në rastet kur nuk është shprehur, prokurori mundet të nxjerrë një urdhër ekzekutimi bazuar në rrjedhën logjike të vendimit të gjykatës kur ka dalë që kjo është kryer si produkte  I vepres penale, po ka të bëjë edhe me pastrimin e produktit të vepres penale, prokurori nxjerrë vendimin për asgjesimin ku të jenë këto produkte të veprës penale, të cilat asgjesohen në mënyrtë që të mos prodhojnë më pasoja ligjore me vlerë jurdike. Në qoftë se në këtë rast prokurori nuk e ka kryer këtë, prokurori ka shpërdoruar detyrën se e ka pasur detyrë ta bëj.”

  • foto galeri
  • foto galeri
Artikulli paraprak“SPAK po heton të paprekshmit” deklarata e Zekthit pasi Ilir Meta qëndroi 3 orë në Prokurorinë e Posaçme
Artikulli tjetërPublikohet sondazhi i “Gallup”: 46% e të punësuarve në vend përjetojnë stres të përditshëm! Shqiptarët, të parët në Europë që duan të lënë punën