Miti i vulës së Berishës si ylli komunist/ Si e krijoi Berisha fantazinë tek mbështetësit

Tashmë vula e PD-së, u kthye në nje mit, të krijuar qëllimisht nga Sali Berisha për të zgjatur agoninë e mbrojtjes nga drejtësia.

Prej dhjetorit Sali Berisha gjendet nën arrest shtëpie, masë kjo ende në fuqi pasi Berisha nuk pranoi t’i bindet detyrimit për paraqitje në SPAK.

Madje gjatë gjithë kësaj kohe ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj SPAK dhe organeve të drejtësisë, duke i quajtur vegël në duart e Edi Ramës.

Por papritmas Sali Berisha merr vulën e PD, nga këto organe të drejtësisë, të cilat ka zgjedhur t’i sulmojë.

A kemi të bëjme me drejtësinë që po heton Sali Berishën?

Nëse Berisha i thotë “po” vendimeve pozitive dhe “jo” atyre që e hetojnë, ai thjesht tregon haptazi dy standardet e tij.

Rasti i dytë është se duke akuzuar Lulzim Bashën si aleat me Ramën, i është kthyer boomerang nga vetja pasi qartazi nëse drejtësinë e ka dhe e kontrollon Edi Rama dhe vulën e PD, ka zgjedhur Edi Rama të ja japë Sali Berishës.

Kurse sa i përket vulës, mbetet një koncept i krijuar nga Berisha për të mbulua dështimin e 14 majit. Ai vet e pranoi se demokratët votojnë aty ku është Berisha dhe pas rezultatit tha se i mungonte vula.

Pra alibia absurde e vulës ishte përrallë për ta treguar nga ballkoni, që ta dëgjonin mbështetësit dhe ta besonin se me marrjen e vulës vuloset dhe fitorja.

Ndoshta vula ishte pikërisht shansi i fundit që ai të ju kërkojë demokratëve mbështetje, e nëse nuk ja del mbanë dhe me vulë, ata që e besuan do ta kuptojnë se kjo ishte përralla e gënjeshtërt e Sali Berishës.

Nga ana tjetër grupimi i Lulzim Bashës ka zgjedhur të jetë konsistent në qëndrimet ndaj vendimit të gjykatës.

Kurse Berisha tani e quan drejtësinë funksionale, të paktën kështu do ta quajë nëse ata marrin vendim e mos ta hetojnë, sepse standardi i Berishës është pikërisht ky. /Alfapress.al

Artikulli paraprak“Dodik planifikon shkëputjen nga shteti boshnjak”/ Analiza e DW: Çfarë do të bënte realitet ëndrrën për “Serbinë e Madhe”
Artikulli tjetërSpeciale nga Besnik Dizdari/ “Mrekullia” 1963: Shqipëria 1-0 Danimarkës dhe e 9-ta në Europë!