Nga Marsid Gupi
Vula nuk e purifikon dhe nuk e shpëton nga mëkatet e veta as Sali Berishën, as Flamur Nokën, as Belind Këlliçin dhe as gjithë oborrin berishist. Kur gjykata vendos pro tyre është Drejtësi heroike dhe kur vendos kundër tyre është e kapur?! Shën Agustini ka thënë se : Kur nnjerëzve të vegjël i cënohet interesi, i prishet edhe mëndja! Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar nuk lëvizën nga qëndrimi i tyre mbi Non-Gratën. Nga qëndrimi mund të lëvizi Gazmendi, Kreshniku, Eralda apo ndonjë bukmarrës tjetër, se bukdhënëse është e vërteta dhe jo interesi apo mllefi. Tek libri Harta e kuptimeve të autorit Jordan Peterson, gjejmë idenë e koncepteve të zbrasura, pra koncepti i humb gjithë atributet e veta, ato çka e identifikojnë. Në greqishten e vjetër njihet si procesi i kenosis, dhe u huazua nga doktrina e krishtere për rastin e Jezu Krishtit ose profetit Isaia kur u zbras nga fuqitë divine sepse u fut tek trupi njerëzor. Qëndrimet e aktorëve përkatës dhe vendimi i gjykatës të Apelit sapo zbrazën nga atributet dhe cilësitë që e identifikonin Partinë Demokratike. Partia Demokratike lindi si forcë kundër autoritarizmit dhe kundër trashëgimisë familjare komuniste, sot ajo identifikohet nga autoriteti berishist dhe trashëgimia për tek vajza e tij. Partia Demokratike lindi si forcë kundër vanitetit dhe mungesës intelektuale që e karakterizonte partinë e punës, sot aty kemi Flamur Nokën dhe Albana Vokshin bashkë me Belon e autobusit falas. Filozofi dhe shkrimtari i madh Albert Kamy, ka thënë në një nga intervistat e tij mbasi fitoi çmimn Nobel në literature se: Fantazia i ngushëllon njerzit për atë që nuk mund të jenë, dhe humori i ngushëllon ata përtej asaj që ata janë realisht! Këto ditë, më saktë në datën 11 qershor, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin tek i cili Vula dhe logoja e Partisë Demokratike i takojnë Sali Berishës. Këtu filloi njëkohësisht fantazia dhe humori në disa nga pamjet që u trasmetuan në media. Tomor Alizoti, takohej dhe puthej me disa militantë tek selia, të cilët kërcenin (njëri prej tyre me veshje popullore asambli), njësoj si takimet e militantëve me përfaqësues të kuvendit popullor kur enver hoxha konfirmohej për herë të 10-të kryetar. Kjo është pjesa e absurdit sepse vetë z. Alizoti ka qenë i persekutuar dhe vjen nga një familje e cila e ka vuajtur autoritetin e liderit edhe me burg politik. Fantazia vazhdon me faktin se sapo Trump të
Fitojë zgjedhjet , vendimi i parë do jetë heqja e Non-Gratës Sali Berishës…. Ky mediokritet i fundit zbrasi nga atributi dhe pjesën europiane dhe atlantike të PD-së sepse na rikujtoi shpresën e Ramiz Alisë tek Gorbaçovi , kur sistemi komunist ishte në rënkimet e fundit…