Ky koncert tematiko- patriotik përshpirtje, përveçse është një paradë e folkut dhe etnokulturës tonë që ka ardhur me origjinalitet nga të gjithë trevat etnike shqiptare para se gjithash është një simbolikë kujtimi, homazhi e veneracioni pikërisht në 80-vjetorin e masakrës çame.
Ndaj kjo datë e ky event le të sherbej jo vetëm si një ceremonial komemoracioni por se pari si një hap real refleksioni mbi këtë ngjarje makabre që pas Holokaustit nazist të Luftës së ll-të Botërore ishte më e rënda e shekullit të kaluar.
Rruga jonë kombëtare e integrimit, qenja anetar i NATO-s, përpjekjet për fqinjësi të mirë e bashkëjetesë demokratike nuk duhet të anashkalojnë dhe as të zbehin këto momente me pasoja genocidale të historisë tonë, por përkundrazi të na inkurajojnë të ngremë zërin e të vërtetës kudo e kurdo dëgjohet fjala jonë në institucionet përgjegjëse ndërkombëtare.
Asnjë ligj homan e moral, asnjë justifikim i stisur sofist, asnjë konventë që rregullon bashkëjetesën e kombeve nuk mund të justifikojë këtë ndodhi të tmerrshme në kontinentin tonë.
Dhe më e keqja e paradoksalja është fakti se jo vetëm nuk ka refleksion e falje por ecet akoma mbi urën e kalbur të gënjeshtrave historike.
Politika dhe shteti ynë duhet ti qaset një hereë e mirë koncensusit lidhur me këtë problem delikat kombëtar pasi që nuk është deshirë apo slogan elektoral por një obligim kushtetues i padiskutim.
Ne kemi aspiruar e aspirojmë të integrohemi në bllokun euroatlantik, por jo me hipokrizi e përulje, jo me servilizëm dhe kompleks inferioriteti.
Ne do të integrohemi sinqerisht me vlerat tona, me kulturën tonë të lashtë oksidentale dhe mbi të gjitha me historinë dhe te vertetat tona.
E pikërisht këtij objektivi sa njerëzor e demokratik po aq dhe patriotik i shërben ky event sot.
Le ti kujtojmë martirët tanë përjetësisht dhe ti rrisim brezat me kujtimin për historinë tonë.
Lavdi martirëve vëllezërve dhe motrave tona çamë.