“Korrupsioni i qeverisë Rama po zbraz Shqipërinë”, Basha: Procesi i integrimit kërkon reforma që aktualisht mungojnë. Zgjedhjet e ardhshme mundësi për ndryshim

Në një intervistë për Ora News nga Strasburgu, Lulzim Basha, foli për zhvillimet e fundit në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës pas zgjedhjeve ku grupi i PPE në të cilën bën pjesë dhe PD, është rikonfirmuar si forcë e parë politike.
Ai tha se Bashkimi Europian do të rindez motorët e zgjerimit dhe pastaj është puna e vendeve kandidate që të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit. Kjo sipas tij kërkon reforma të cilat në Shqipëri aktualisht mungojnë.
Basha solli në vëmendje dhe raportin e DASH ku e rendit Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara dhe pas 12 vitesh qeverisje, eksporti kryesor i qeverisë është largimi masiv i shqiptarëve të cilëve mbetet problem i mpreht edhe për vendet anëtare të Bashkimit Europian.

“Partia Popullore Europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratie, është rikonfirmuar si forcë e parë politike. Mesa duket koalicioni do të vazhdojë me grupin e socialistëve dhe demokratëve dhe me grupin e liberalëve dhe në këtë mënyrë do të mundësohet një vazhdim i qeverisjes në Bashkimin Europian, nuk mendoj se do të kemi të papritura. Sigurisht ka kritike si ajo e kryeministres Meloni që mund të bëhen pjesë e koalicionit që ravizohet. Por në tërrësi mendoj që Bashkimi Europian do të vijojë, sigurisht ajo që presim dhe shpresojmë është që lufta në Ukrainë të ketë rindezur motorët e zgjerimit dhe natyrisht këtu pastaj është puna e vendeve anëtare, sikundër edhe puna e vendeve kandidate që të përshpejtojmë procesin e anëtarësimit. Ky është një proces i cili kërkon reforma të cilat në Shqipëri aktualisht mungojnë. Siç e patë edhe në raportin më të fundit të Departamentit të Shtetit për trafikun e qenieve njerëzore, raportet e mëparshme për korrupsionin. Shqipëria vazhdon të mbetet e zhytur në këto raporte. Pas 12 vitesh qeverisje, eksporti kryesor i kësaj qeverie janë shqiptarët, largimi masiv i të cilëve mbetet problem i mpreht edhe për vendet anëtare të Bashkimit Europian, diskutohet edhe këtu në Këshillin e Europës. Sigurisht problemi më i madh është për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse po zbrazet Shqipëria, po zbrazen familjet shqiptare. Dhe kjo është një gjë që kërkon një përballje të ngutshme politike në rastin më të parë të mundshëm që janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare” – tha Basha.

Artikulli paraprakVaji i Arganit, vetitë e ‘arit të shkretëtirës’ dhe mrekullitë që bën për lëkurën
Artikulli tjetërProblemi nuk është “non-grata” diplomatike por ajo elektorale