Mirela Karabina: Çështjen e vulës e ndjekim deri në Strasburg, jemi alternativë!

Apeli i dha vulën e PD-së Sali Berishës, ndërsa Lulzim Basha këtë vendim ka thënë se do ta bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. Zëdhënësja e grupit Basha e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se këtë çështje do ta ndjekin deri në Strasburg nëse Gjykata e Lartë nuk e zhbën vendimin e Apelit, pasi sipas tyre ishte i padrejtë.

“Në qershor dolëm me programin, në momentin që do fillonim fushatën patëm një vendim të Apelit në lidhje me ligjshmërinë, vulën dhe logon. Është i padrejtë, prandaj po bëjmë rekurs, e çojmë deri në Strasburg për të vënë një të drejtë në vendin që i takon. Vula dhe logo duhej t’i takonte atij grupimi që ruajti ligjshmërinë. Jemi në një situatë ku prej 3 vitesh kemi një klasë politike që po bën të pamundurën për ti shpëtuar drejtësisë. Çdo burim vepron nga frika prej SPAK-ut. Kjo qeveri nuk lejon rotacionin politik, në bashkëpunim me pjesën tjetër që nuk e duan rotacionin, se duan ti shpëtojnë drejtësisë. Jemi të vendosur që kjo gjë të shkojë para drejtësisë”, tha Karabina në Report Tv.

Artikulli paraprakProtesta e opozitës më 12 korrik, Dash Shehi: Manovër për të mbyllur hesapet e fundit brenda PD
Artikulli tjetërZjarri përfshin parcelat me ullinj në Lushnjë, digjen 5 hektarë