Nga Ergys Mërtiri
Lindita Nikolla ia justifikoi mungesat Sali Berishes dhe e shpetoi nga humbja e mandatit. Sipas saj mungesat ne parlament konsiderohen me arsye edhe kur je ne arrest cfare e ben mandatin te vlefshem.
Edi Rama ka dhene prova te majftueshme se nuk pyet shume per ligje e kushtetute. Ai ka vepruar me dhjetra here kunder kushtetutes, per te cilat shpesh eshte rrezuar nga Gjykata Kushtetuese, por kesaj rradhe ai nuk e ka problem ta terheqe llastikun nga ana e Berishes!
Ne te vertete Kushtetuta thote se kur nje deputet mungon 6 muaj rresht pa arsye, mandati i tij perfundon ose behet i pavlefshem.
Pare nga nje kendveshtrim literal cdo mungese e ka nje arsye. Bie fjala, deputetit mund te mos i doje qefi te shkoje ne parlament, dhe kjo eshte natyrisht nje arsye. Por kjo nuk mund te jete nje arsye ligjore. Arsye te pranuara mund te jene nje semundje, nje pengmarrje nga dikush, nje mbetje jashte kufijve per shkaqe te pavarura prej deputetit qe mungon 6 muaj, por te qenit nen arrest per shkak te hetimeve per korrupsion, e aq me teper, per shkak se deputetit nuk i ka dashur qefi te zbatoje masen e detyrimit te paraqitjes te marre nga gjykata, kjo nuk perben nje arsye ligjore.
Mandati i deputetit eshte vullnet i popullit dhe ai ka vlere kur ushtrohet. Mandati nuk mund te mbahet ne pamundesi per tu ushtruar, pasi ai i takon popullit, jo deputetit. Per sa kohe ai nuk mund ta ushtroje kete detyre, pasi eshte ne arrest me vendim gjykate, ai nuk mund te jete deputet.
Megjithate, sido qe te jete debati, Rama i kishte te gjitha mundesite per te arsyetuar ne dem te Berishes, per te hequr qafe nga Parlamenti nje kundershtar politik. Por ai nuk e beri kete. Perkundrazi, ai zgjodhi ta mbroje “kundershtarin politik”, ai i cili pretendon se ka nsiur nje revolucion kunder tij, e prej te cilit frikesohet deri ne palce!
Ne fakt, kjo eshte dhurata e rradhes ne zinxhirin e gjate te favoreve qe Edi Rama i ben Berishes. Vetem gjate ketyre muajve ai i dha Berishes, grupin parlamentar, te drejten per komisione madje, ne menyre te dukshme edhe vulen e partise, pa llogaritur ketu suportin qe mediat dhe oligarket e tij i kane dhene gjate gjithe ketyre 3 viteve revolucion me mullinjte e eres.
Sa vjen e me shume vertetohet ajo cfare eshte thene prej nje pakice te vogel ku perfshij edhe veten: Fatet e Rames dhe Berishes jane te lidhur me njeri-tjetrin ndaj atyre iu duhet te mbajne njeri-tjetrin. Te dy jane ortake te njeri-tjetrit pasi kane perballe nje kercenim serioz: SPAK-un dhe amerikanet.
Ne momentin qe Berisha largohet hapet rruga per largimin e Rames. Per kete arsye eshte ne interesin e Rames te mbaje Berishen ne krye te opozites, ne menyre qe kjo rruge te mbahet e bllokuar. Pra Berisha eshte e vetmja pengese per rrezimin e tij, ndaj per sa kohe opozita nuk bashkohet per te larguar Berishen, lodhet kot per gjithcka, Edi Rma do vazhdoj te jete ne pushtet sado i lodhur e i raskapitur te jete.