Kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Ekspres” në RTSH u shpreh se Sali Berisha vuri fatin e vet mbi fatin e demokratëve, që nisi këtë luftë të panevojshme, me pasoja shkatërruese për efektivitetin e opozitës dhe besueshmërinë e opozitës.
Sipas tij, Berisha për të mbajtur vulën ka shitur ndeshjen e 2025-ës me Ramën.
“Të thërrasësh në protestë dhe të vijnë më pak protestues sesa policë, tregon degradim të opozitës. Dhe përgjegjësitë për këtë janë të qarta, janë të Sali Berishës që vuri fatin e vet mbi fatin e demokratëve, që nisi këtë luftë të panevojshme, me pasoja shkatërruese për efektivitetin e opozitës dhe besueshmërinë e opozitës. Dhe që i zgjat, i dha një mandat të qetë qeverisjes më të korruptuar që ka pasur Shqipëria, një nga qeverisjet më të korruptuara të planetit. Dhe ndërkohë qartësisht një Pazar për të mbajtur vulën, dëshiron t’i jap sërish pushtetin Edi Ramës në vitin 2025. Shqipëria nuk e meriton këtë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë. Nuk mund të mbeten në qrthullin e kryeinistrit dhe ish kryeministrit, figura që kanë 34 vite që dominojnë tranzicionin shqiptar” – tha Basha.