Pranimet e reja, ulet numri i pranimeve të studentëve në Universitetin e Tiranës!

Njëjtë si numri i maturantëve, edhe ai i studentëve që hyjnë në auditorë sa vjen e ulet.

 

I pari që e reflekton është më i madhi, Universiteti i Tiranës, i cili sa vjen e tkurret. Në tetor do të hyjnë më pak se pesë mijë studentë në vit të parë në gjashtë fakultetet, si dhe filialet e gjuhës angleze dhe administrim biznesit në Sarandë.

SHIFRAT

Pasi ka marrë propozimet e fakulteteve, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka përcaktuar jo më shumë se 4752 kuota pranimi për vitin e ardhshëm akademik 2024-2025. Ky numër ka ardhur në zbritje graduale, si pasojë e zhvillimeve demografike dhe largimeve masive të të rinjve edhe pasi përfundojnë fakultetin dhe s’gjejnë treg pune, ndonëse kanë një diplomë në xhep. Afro dyqind të rinj më pak do të ulen në auditorë vitin e ardhshëm.

Një shifër e përafërt firimi vihet re pas çdo viti që kalon duke e çuar universitetin drejt zbrazjes. Në pesë vite janë mbi studentë të munguar në UT. Ndërkohë që të rinjtë shqiptarë ikin, iu hapet vend kandidatëve nga trojet ose shtetasve të huaj, kategori të cilat kanë pësuar një rritje të lehtë sivjet. Janë rreth 300 kuota të përllogaritura për studentët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, për studentët e huaj, për ata që duan të transferohen nga universitet tjetër, duan të bëjnë një universitet të dytë si dhe për kategori të veçanta ballkanoegjiptiane.

Po të shikojmë tabelën me kuotat e pranimeve, listuar sipas degëve përbri, vihet re një ulje e numrit në fakultetet e Histori-Filologjisë, Shkencat e Natyrës dhe Gjuhët e Huaja. Shkencat Sociale Ekonomiku dhe Juridiku kanë qëndruar “stoikë” numrit të përvitshëm të pranimeve duke propozuar të njëjtin numër pranimesh për 2024-2025.

SITUATA

Duke se qenë në burimi kryesor i të ardhurave mbeten tarifat e studentëve, UT është kujdesur për ezaurimin e të gjitha kuotave të pranimit. Kuotat e parealizuara, nënvizohet në vendimin e senatit akademik, do të shpërndahen nga rektorati sipas kërkesave të dekanateve. Tkurrja e universiteteve me braktisjen e vendit nga të rinjtë është një ndër shqetësimet madhore që ka vendi ynë.

Fillimisht IAL-të u frynë duke pranuar studentë përtej kapaciteteve, ndërsa prej një dekade ata njohin veçse regres. Me vendosjen e notës mesatare si kusht për të kandiduar e veçanërisht për degët e mësuesisë, me dhjetëra degë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në UT ose në universitetet e rretheve nuk janë hapur fare këtë vit, pasi nuk kanë tërhequr interesin e studentëve.

Këtë braktisje të IAL-ve, qeveria aktuale nuk e ka pranuar asnjëherë. Por nga ana tjetër ka bërë disa hapa që tentojnë të “thithin” studentë si ajo e degëve me interes kombëtar ku përpos kostos së shkollimit studentëve iu jepet dhe pagë minimale si dhe bursat e ekselencës të kanalizuara te studentët që vendosin të jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Artikulli paraprakBE dhe SHBA, presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë s’janë normale
Artikulli tjetërRevolta masive rrëzoi “Murin shqiptar të Berlinit”, si mijëra qytetarë kaluan mbi muret e ambasadave! Ngjarjet e 2 korrikut 1990 dhe çfarë parashikonte dekreti i Ramiz Alisë