Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dëshmon përparimin e Gjermanisë në integrimin e emigrantëve. Sipas një raporti të OECD-së publikuar të enjten (04.07.), kushtet e tyre të jetesës janë të mira edhe në krahasim me vendet e tjera të industrializuara.
Gjermaninë OSBE-ja e krahasoi në studim me 15 shtete, ndër to me Australinë, Belgjikën, Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Francën, Italinë, Zelandën e Re, Holandën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Zvicrën, Spanjën, Britaninë e Madhe dhe SHBA.
“Në vitin 2022, shkalla e tyre e punësimit arriti një nivel rekord prej 70 përqind në Gjermani, që është dukshëm më i lartë se në shumicën e vendeve të tjera krahasuese të BE-së,” tha tha Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim ekonomik.
Mbështetja e gjerë për mësimin e gjermanishtes – efekt pozitiv
Në veçanti, mbështetja e gjerë për mësimin e gjuhës duket se ka një efekt pozitiv. Aftësitë gjuhësore të emigrantëve janë përmirësuar më shumë në Gjermani sesa në shumicën e vendeve të tjera të BE. Pas pesë vjetësh, dy të tretat e emigrantëve tashmë kanë njohuri të mira të gjuhës.
Dallimet në kushtet e jetesës janë shpesh më pak të rëndësishme se në vendet e tjera dhe normat e punësimit të emigrantëve janë të larta në krahasimin ndërkombëtar.
Sfidat kanë të bëjnë kryesisht me migrantët që nuk kanë shkuar në shkollë përtej shkollës fillore. Në këtë grup, janë të punësuar vetëm gjysma e personave. Femrat migrante gjithashtu kanë vështirësi për të gjetur një vend në tregun gjerman të punës. Më shumë mbështetje është e nevojshme edhe për gratë emigrante me fëmijë të vegjël, shpesh kohët e fundit nga Ukraina.
Rezultatet akademike të fëmijëve të lindur në Gjermani nga prindër emigrantë janë dukshëm më të mira. Sipas OECD, ato janë më të larta se ato të vendeve më të krahasueshme. Pavarësisht nga mosha, rezultatet janë më të këqija se në vendet e krahasimit kur fëmijët e lindur jashtë vijnë në Gjermani vetëm në moshën shkollore. Asnjë përparim nuk është shënuar në këtë fushë. Të lindurit në Gjermani janë pra më të integruar. Por ata gjithashtu denoncojnë diskriminimin: pothuajse një në katër vetë ka ndjenjën e – siç shprehen ata – “jo të përkatësisë së plotë”.
Gjermania – vendi i dytë në botë pas SHBA që pranon emigrantë
Në shifra absolute, në zonën e OECD-së (38 vende), Gjermania është vendi i dytë në botë pas SHBA që pranon emigrantë. Rreth një e gjashta e popullsisë së Gjermanisë (14 milionë) përbëhet nga emigrantë. Në vitin 2022, në Gjermani jetonin më shumë se 14 milionë emigrantë. Shumica e tyre janë persona nën lëvizjen e lirë të njerëzve brenda BE-së, të ndjekur nga punëtorët migrantë nga vendet jo anëtare të BE-së, si dhe refugjatët. Që atëherë, listës i janë shtuar më shumë se një milionë refugjatë ukrainas dhe rreth 600. 000 azilkërkues të tjerë. Sipas studimit të OECD, investimet në integrim duket se kanë dhënë fryte.
Një grup tjetër që, sipas OECD-së, duhet të inkurajohet më tej dhe integrimi i tyre të thjeshtohet shpejt janë njerëzit me kualifikim të lartë. Është midis këtij grupi që hendeku i punësimit në raport me popullsinë vendase është më i madhi – dhe krahasimi me vendet e tjera të OECD dhe BE është edhe këtu mjaft negativ. Në Gjermani është veçanërisht e vështirë për ta që të gjejnë një punë që korrespondon me kualifikimet e tyre. Arsyeja është shpesh njohja e ngadaltë e diplomave. Mes 800.000 emigrantëve që aplikuan kohët e fundit për njohje, vetëm tre të katërtat thanë se kualifikimet e tyre ishin pranuar, të paktën pjesërisht.
“Integrimi në Gjermani funksionon më mirë se reputacioni i tij”
E ngarkuara e qeverisë federale për integrimin, Reem Alabali-Radovan, tha çdo euro e investuar në këtë fushë është para e shpenzuar mirë. Ajo shtoi se”integrimi në Gjermani funksionon shumë më mirë se reputacioni i tij.” Megjithatë, mbetet shumë për të bërë. “Sistemi ynë arsimor nuk është përshtatur ende me shoqërinë e imigracionit që kemi qenë për një kohë të gjatë.”/DW