Jo vetëm Ilir Beqaj, por edhe vajza e tij në përgjime. Flet për punimet në restorantin GZONA

Një tjetër provë e fortë që i ka shërbyer SPAK-ut për të faktuar se Ilir Beqaj është pronar faktik i restorant GZONA janë edhe komunikimet e kryera nga punonjësit e restorantit të cilët duket se i raportojnë për largimet nga puna, siç rezulton nga bisedat e përgjuara, ku administratori Gazment Prenga ka kryer me shtetasin Vladimir Prenga (ish-punonjës në këtë restorant) për personin nën hetim Ilir Beqaj ai shprehet se “i ka tẽ giitha” dhe “çdo gjë e vendos Ermali”, duke kuptuar kështu se bisedat e komunikimet me personelin e restorantit dhe kontrollin mbi këtë subjekt ai e kryen nëpërmjet Ermal Kurtulaj.

Po ashtu rezulton se edhe familjarët e personit nën hetim, bashkëshortja dhe vajza e tij, në komunikimet e tyre flasin për “Gzonën” dhe për ndryshimet e bëra aty, fakte të cilat tregojnë për lidhjen e tyre me këtë restorant.

Në biseden dt. 07.07.2023 e siguruar nga gazetari i ORA NEWS, Edison Vatnikaj rezulton se biseda zhvillohet mbi ditën ky kontakti “Deborah Beqaj” pyet se “Si kaluat mbrëmë” ndërkohë kontakti “Ada Cuci” i pergjigjet se “Mirë shumë.

Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja… Oo kanë bërë shumë.

Ka ardh një çun i ri që merret aty … Është shtruar poshtë me drasa dhe është bërë me 2 pjesë”.

Artikulli paraprakTrajneri i Zvicrës: Nuk e merituam eliminimin, i krijuam probleme ekipeve të mëdha
Artikulli tjetërBetejë shterruese me ligjshmëri e qytetari, jo me konspiracion e ujdi, molotov e qysqi!