“E vdekur dhe e varrosur”- Kryeministri i britanik i jep fund skemës së shumë diskutuar të dërgimit të emigrantëve në Ruanda

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Keir Starmer ka thënë se skema e Rishi Sunak për të dërguar emigrantët në Ruanda është ‘e vdekur dhe e varrosur’, duke nënkuptuar kështu se nuk do të zbatohet.

 

Starmer, i cili fitoi zgjedhjet dy ditë më parë me një rezultat të thellë, gjithashtu ka njoftuar se do të vizitojë të katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar duke argumentuar se ai kishte siguruar një mandat mbarëkombëtar me fitoren e tij.

Keir Steamer tha se fitorja e tij në zgjedhje që i dha fund sundimit 14-vjeçar të konservatorëve, u kishte dhënë laburistëve një “mandat të qartë për të qeverisur për të katër anët e Mbretërisë së Bashkuar”.

Kryeministri ritheksoi angazhimin e qeverisë laburiste për rritjen ekonomike, tek e cila administrata e tij po mbështetet për të ofruar investime jetike në shërbimet publike pa rritur taksat apo huazuar më shumë para.

Javën e ardhshme, Keir Steamer do të bëjë debutimin e tij në skenën ndërkombëtare kur të udhëtojë në Uashington DC për samitin e liderëve të NATO-s . Ai do të presë gjithashtu Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar në 18 korrik.

Artikulli paraprakBetejë shterruese me ligjshmëri e qytetari, jo me konspiracion e ujdi, molotov e qysqi!
Artikulli tjetërJoan Didion: Pse shkruaj