Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në një emsion televiziv, bëri me dije se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja gjatë kohës që ishte në krye të agjencisë SASPAK ka bërë shkelje të paimagjinueshme me tendrerat.
Ai shprehet se për një tender është paguar dy herë dhe nga Ministria e Turizmit dhe nga SASPAK.
“Janë bërë dhe shkelje të paimagjinueshme siç përshkruan dhe nga ana e prokurorisë së posaçme ku madje dhe për një tender janë paguar dy herë paratë pra nëse janë paguar nga Ministria e Turizmit nga ana tjetër dhe agjencia SASPAK kishte kryer fatura dhe procedura tenderimi për të njëjtin event, të organizuar më të njëjtën datë dhe me të njëjtën axhendë. Nga ana tjetër duhet të jemi korrekt, SPAK thotë që megjithëse kontratat lëshoheshin para se të nënshkruheshin dhe dokumentacioni firmosej shumë më vonë. Sipas avokatëve të personave të hetuar SPAK ka neglizhuar marrjen ë një manuali si veprohet më donacionet e huaja” tha gazetari.
Gjithashtu Ferhati bën me dije se Beqaj kishte përfshirë dhe bashkëshorten e tij në aksione dhe se bizneset e saj nuk janë raportuar me parë.
“Beqaj ka pasur detyrimin që të raportuar për bizneset e bashkëshortes së tij. Të jesh bashkëshortja e një personi me detyra të larta shtetërore nuk të pengon të bësh biznes, fakti që ai nuk i ka deklaruar qoftë aksionet që bashkëshortja e tij ka pasur, qoftë në restorantin ‘Gzona’ qoftë dhe investimet që janë kryer me paratë e Ilir Beqaj. Nuk e di pse ka zgjedhur zoti Beqaj, pasi ka lënë gjurmë, duke pasur një marrëdhënie biznesi më bashkëshorten e tij, çdo politikan i përgjegjshëm ose që e njeh ligjin nuk do të bënte një gabim të tillë” tha ai.