“Trau” shkakton trafik në Thumanë – Kashar, radha e automjeteve i kalon 10 kilometra

Trafik i rënduar raportohet mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës së te në Thumanë – Kashar.

Radha e mjeteve e cila i kalon 10 kilometrat fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit e deri në afërsi të fshatit Larushk.

Shkak mendohet te jete aplikimi i pagesës së kësaj autostrade. Sportelet nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme.

Situata problematike është denoncuar në rrjetet sociale nga deputetja demokrate Greta Bardeli.

“Mirë që duhet të paguajnë tarifën e autostradës Thumanë -Kashar, por qytetarët e ardhur nga rajonet e veriut dhe Kosova duhet të rrijnë dhe në radhë për të paguar.

Rreth 10 km për turpin e radhës”, shkruan Bardeli në komentin bashkëngjitur videos.

Situatë problematike në qarkullim ka qenë edhe gjatë mbrëmjes së të dielës, ku sërish radha e automjeteve ka qenë kilometrike, duke shkaktuar vonesa të mëdha në oraret e lëvizjeve së qytetarëve shqiptarë që janë të detyruar të përdorin në këtë segment rrugor për destinacionet e tyre.

Artikulli paraprakNevoja për reformim në bashkinë e Vlorës është imediate!
Artikulli tjetër“Mos përdorni ujin e pijshëm”/ 90 qytetarë të Bulqizës në spital, prefekti thirrje urgjente