Në një takim të zhvilluar me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve, për çështje që kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Një prej këtyre çështjeve është edhe dosja “Xibraka”, për të cilën Gazment Bardhi ka deklaruar se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës.
Por kreu i SPAK u shpreh se ka nisur një hetim për këtë dosje, e cila është rihapur, por sqaroi se nga ana e Gazment Bardhit nuk ka asnjë kallëzim, ndryshe nga sa ai pretendon në daljet mediatike.
“Qartësisht nuk ka bërë kallëzim”, ka deklaruar ai ndër të tjera.