Prokurorë e gjyqtarë amerikanë vizitë në Shqipëri, takime me përfaqësues të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale! Ambasada e SHBA: Përforcon mbështetjen për reformën në drejtësi

Një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh amerikan, kanë mberritur në Tiranë, ku pritet të takohen me prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, si dhe me zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë, bën me dije se në Shqipëri ka mbërritur Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah, Kryegjyqtari Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah, të cilët do të qëndrojnë për pesë ditë.

“Vizita e gjyqtarëve dhe prokurorëve përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri”, theksohet në reagim.

Reagimi i plotë

Sot, Ambasada në Tiranë priti të nderuarën Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.

Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, ata do të takohen me prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, si dhe me zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë për t’u shkëmbyer mbi sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë.

Vizita e gjyqtarëve dhe prokurorëve përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Artikulli paraprak“S’ka kondicioner e as çarçafë”- Kimioterapi në sallë të improvizuar të Hematologjisë, sfidat e pacientëve me kancer në QKUK!
Artikulli tjetërZekthi: SPAK po bën punë të mirë, janë arrestuar ministra të rëndësishëm të qeverisë. Kush janë kundërshtarët më të mëdhenj të drejtësisë së re