Është arratisur Marko Roshiç, njëri nga katër të dënuarit me 8 vjet burgim për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Siç mëson Telegrafi, Policia që nga dita e vendimit për dënim me burg të Roshiçit janë në kërkim të tij, për ta arrestuar.
Gjykata e Prishtinës shpalli vendimin për dënimin e Rashiç me 8 vite burg pak ditë më parë, për organizim i grupit kriminal lidhur me vrasje të rëndë si dhe me 10 mijë euro gjobë.
Ivanoviç ishte qëlluar me armë zjarri me 6 plumba përballë zyrave të partisë së tij më 16 janar të vitit 2018, në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut.