Situatë kritike e zjarri në Dropull, flakët po u afrohen banesave. Bllokohet qarkullimi në aksin Gjirokastër

Situatë kritike e zjarrit në fshatin Grapsh Bashkia Dropull. Flakët po u afrohen shtëpive. Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër -Kakavijë.

Radhë automjetesh në të dy anët e rrugës në pritje për t’u qartësuar pamja si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri në fshat.

Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, forcat e të cilave ndodhen në terren, për momentin avancimi i flakëve në zonën urbane është parandaluar, por në raport me rrethanat do të veprohet për evakuimin e banoreve të Grapshit.

Priten të vijnë forcat e shërbimit të FNSh dhe nga Fieri. Qarkullimi vijon të jetë i bllokuar

Artikulli paraprakI dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Prishtinës për vrasjen e ish-politikanit serb në veri, arratiset Marko Roshiç
Artikulli tjetërRealizuan procedura fiktive për blerjen e mallrave të ndërtimit për Bashkinë Devoll dhe nuk kryen asnjë punim, kërkohet pezullimi i 4 zyrtarëve