Delegacioni nga drejtësia amerikane vizitë në SPAK, takim me Altin Dumanin dhe prokurorët e posaçëm!

Një delegacion nga drejtësia amerikane ka shkuar mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Delegacioni amerikan u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm.

Gjatë takimit u diskutua për përforcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

“Gjithashtu, gjatë takimit u theksua se sa e rëndësishme është luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë me integritet e profesionalizëm.

Në një postim në X, ambasada amerikane në Tiranë shkruan se SHBA-të janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

“Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi sot SPAK-un, ku u takua me drejtuesin, Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshinte të nderuarën Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Jutës; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës.

Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është ndjekja penale me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK-un dhe institucionet e tjera të drejtësisë që po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, shkruan Ambasada”

Delegacioni nga drejtësia amerikane vizitë në SPAK, takim me

Artikulli paraprakHajdeni mblidhuni kundër qeverisë, të rrëzojmë SPAK që lufton korrupsionin!
Artikulli tjetërAksi Thumanë – Kashar, i katërti më i shtrenjti në 59 autostradat me pagesë në Europë