Sot u arrestua/ Xhelal Rraja pjesë e grupit të Durim Bamit dhe Endrit Dokles, si planifikuan vrasjen e Arben Ndokës

Xhelal Rraja është arrestuar këtë të mërkurë në vijim të operacionit “Revanshi”. Sipas SPAK, Xhelal Rraja ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit dhe Endrit Dokles që tentuan vrasjen Arben Ndokës.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohej në janar 2021, kur ai të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Ndoka do të vritej në kafen e ngushëllimit në shtëpinë e gjyqtarit. Por plani dështoi pasi Ndoka nuk shkoi. Plani sipas SPAK ishte thurur nga Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën, ku ky i fundit jepte informacion për lëvizjet e Ndokës.

Artikulli paraprakFree korrupsionit/ Protestë klanore e familjare e kamufluar si protestë opozitare
Artikulli tjetër“Investoi rreth 11.5 milionë euro në garën për president”- Marine Le Pen nën hetim për financimin e fushatës në vitin 2022! Akuza për shpërdorim fondesh, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh