U arrestua në kuadër të operacionit “Revanshi”/ GJKKO lë në burg vëllain e ish-deputetit socialist, Xhelal Rrajën

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Xhelal Rrajën,vëllain e ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, i cili u arrestua në kuadër të operacionit Revanshi.

 

Lajmi konfirmohet për News24 nga gazetarja Klodiana Lala.

Xhelal Rraja, është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Artikulli paraprakPërveç konsumit të ujit, ja 6 këshilla se si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta! Çfarë duhet të bëni për të qenë të shëndetshëm
Artikulli tjetërRaporti i OECD/ Mirela Karabina: Shqipëria përkeqësohet me 28% të objektivave të zhvillimit, arsimi pëson rënien më të madhe