“Anti-berishizmi nuk është identitet”/ Basha: Është një obsesion i dëmshëm, është koha të shkojmë te qytetarët për të shpalosur alternativën

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se të jesh anti-berishistë, nuk është identitet. Në podkastin e rrradhës, ai u shpreh se grupimi që drejton ekziston sepse ka një set vlerash, bindjesh, besimesh, që i lidh në një kulturë politike që shkon përtej interesave të grupimit politik.

Sipas Bashës, grupimi që ai drejton ka një vizion të qartë për shqiptarët dhe mbi të gjitha ka një platformë të qartë shndërruese për Shqipërinë, që u shpalos në 1 qershor.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Njerëzit që e përcaktojnë jetën e tyre në raport me Sali Berishën janë padashje berishistë. Ndërkohë tjetri është përcaktuar “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, është aktualisht në arrest shtëpie dhe hetim për korrupsion, është përjashtuar me vendimin tim, dhe ti nga mëngjesi deri në darkë ke obsesionin e Sali Berishës, kur në fakt duhet të shkojmë te qytetarët me një ofertë politike. Në qfotë se identiteti jonë është anti-berishizmi, atëhere më vjen keq por duhet të përgatiten për një fund simetrik. Çfarë do të thotë kjo, që në momentin kur të mos ketë më berishizëm nuk ka më Parti Demokratike Euroatlantike?

Ne nuk ekzistojmë si funksion i Sali Berishës, nuk ekzistojmë për hir të Sali Berishës. Ne ekzistojmë sepse kemi një set vlerash, bindjesh, besimesh, që na lidhin në një kulturë politike që shkon përtej interesave të grupimit tonë politik. Na lidhin për hir të Shqipërisë e të shqiptarëve. Kemi një vizion të qartë, jemi të vetmi që artikulojnë këtë vizion në mbështetjen pa kushte për drejtësinë, për SPAK, për të goditur korrupsionin dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Për një reformë zgjedhore që kthen votën shqiptarëve, votën që e kanë kyçur që në 2008-ën në dollapet e kryetarëve. E mbi të gjitha për një platformë të qartë shndërruese për Shqipërinë, që e bëmë publike më 1 qershor, dhe këtë presin njerëzit të dëgjojnë. Është marrëzi të mendosh që njerëzit qëndrojnë nga mëngjesi e deri në darkë duke menduar për Sali Berishën. Kjo është një psikozë e dëmshme për vetë këta individë.
Me Berishën i kemi ndarë punët njeherë e përgjithmonë dhe tani është koha të shkojmë te qytetarët, për hallet e qytetarëve, sepse kemi një program.

Artikulli paraprak“Nuk jemi kazermë politike”, Basha: Inkurajoj mendimin ndryshe, vendimi për rekurs është fryt i vendimmarjes kolegjale të demokratëve euroatlantikë
Artikulli tjetërFrutat dhe perimet që nuk duhen ruajtur së bashku sepse prishen